Një biznesmen nga Elbasani është grabitur gjatë natës së të dielës në banesën e tij. Grabitësit i kanë marrë kasafortën dhe dy mjete të cilat ishin të parkuara pranë shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në Mengël, në banesën e biznesmenit të mermerit, Ylli Salla. Edhe pse të gjithë pjesëtarët e familjes kanë qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur grabitja, asnjë prej tyre nuk ka dëgjuar gjë.
Madje, askush nuk është zgjuar as kur është hapur dera dhe as kur janë ndezur dhe janë marrë të dyja makinat.
Policia bën me dije se, nga dëshmitë e familjes Salla, kasaforta ka qenë në dhomën e ndenjes ndërsa çelësat e makinave në tavolinën në sallon.
Duket se grabitësit kishin dijeni për vendosjen e objekteve në familjen Salla, çka të bën të mendosh se kemi të bëjmë me persona të njohur për këtë familje. Policia ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje.
Top Channel