Berlusconi thyen heshtjen: Pa Champions, 100 milionë euro humbje

23/10/2017 23:54

Pas një heshtjeje të gjatë, Silvio Berlusconi është rikthyer të flasë për Milanin dhe ka ngrirë të gjithë tifozët kuqezi.

“E kam ditur që ka disa probleme financiare. Më shqetëson shumë heshtja e z. Li. Nëse gjërat vijojnë të shkojnë kaq keq, është e vërtetë që në pranverë skuadrën mund ta marrë përsipër fondi ‘Elliot’, por problemet financiare nuk zhduken”, tha Berlusconi.

Ish presidenti i kuqezinjve thekson se nëse kuqezinjtë nuk do t’ia dalin të kualifikohen në Champions League, atëherë situata ekonomike do të jetë shumë alarmante.

“Nëse gjërat do të shkojnë keq dhe nuk do të kualifikohemi në Champions, atëherë e ardhmja do të jetë e zymtë. Edhe pse skuadrën mund ta marrë fondi ‘Elliot’, sërish bilancit do t’i shtohet një humbje prej më tepër se 100 milionë eurosh dhe kjo gropë do të kërkojë vite që të mbyllet”, tha Berlusconi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA