Arrat dhe bajamet të dobësojnë

23/10/2017 13:45

Një studim i kohëve të fundit në revistën “Diabeti, Obeziteti dhe Metabolizmi” ka zbuluar se arrat, lajthitë, e bajamet ndihmojnë në humbjen e peshës.

Arrat në veçanti janë theksuar për përfitimet për humbjen në peshë dhe kjo për faktin se përmbajnë një përbërës që kënaq urinë, duke i bërë njerëzit të ndihen të ngopur për një kohë të gjatë. Peptide YY aktivizon një zonë të trurit të lidhur me rregullimin e urisë.

Nevojitet vetëm një grusht arra në ditë për të kontrolluar këtë Peptide. Edhe bajamet është treguar se kanë atribut në humbjen e peshës. Penn State University në SHBA ka gjetur se njerëzit që hanë vetëm 42 g bajame në ditë kanë një reduktim të yndyrës së barkut, perimetrit të belit, dhe yndyrës së kofshëve.

Kjo vjen për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave dhe proteinave, një faktor kyç në frenimin e urisë. Një rishikim i 31 studimeve në vitin 2014 për humbjen e peshës dhe arrat, zbuluan se dietat që përfshinin edhe arrat ekstra humbën peshë vërtetë.

Arrat janë ushqimi që ka marrë mjaft vëmendje muajt e fundit falë lidhjes së tyre me humbjen në peshë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA