Itali, vritet një 39 vjeçar shqiptar
22/10/2017 18:50
Një 39 vjeçar shqiptar, i plagosur në orët e para të së dielës në Torino, ndërroi jetë në spitalin “Martini” të këtij qyteti ku edhe ishte shtruar.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari u qëllua me 3 plumba nga dy persona që me pas u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të së dielës në lagjen “Pozzo Strada” përballë një lokali të hapur përgjatë të gjithë natës.
Motivet e ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar, por mes hipotezave të hetueseve është një larje hesapesh mes bandave shqiptare.
Top Channel