Alibeaj: Rama i dha kohë Tahirit, të zhdukë provat

22/10/2017 17:19

Ndërsa po përgatisin raportin që do t’i dorëzojnë kuvendit pas kërkesës së prokurorisë së krimeve të rënda, për arrestimin e deputetit Tahiri, demokratët vijojnë akuzat në drejtim të kryeministrit Rama.

“Ju dha koha e mjaftueshme për të prishur provat, të kërcënoje dëshmitarët përmes rrjetit kriminal që iu dha nën kontroll. Historia është e thjeshtë, parlamenti shqyrton vetëm legjitimitetin dhe ligjshmërinë e kërkesës, nuk pranon dhe nuk gjykon prova se nuk është gjykatë. Parlamenti gjykon politikisht dhe jo si gjykatë. Me urdhër të Ramës Parlamenti u kthye në hetuesi dhe Gjykatë kundër Prokurorisë. Pakti është që Tahiri t’ia hedhë pa u lagur në mënyrë që të shpëtojë ai, Rama dhe të tjijët. Përndryshe nqs miratohej kërkesa e prokurorisë, Tahiri në rënien e tij do të merrte me vehte Edi Ramën për shkak të dëshmive dhe materialeve të rënda që Tahiri ka për të, u shpreh Enkelejd Alibeaj.

Për demokratët, me çështjen Tahiri, kryeministri tregoi se drejtësia dhe vetting-u kanë rënë.

“Edi Rama ka dy standarde për drejtësinë, një për Tahirin dhe një për qytetarët e thjesht. Rama nuk e lëshon Tahirin. Sepse janë bashkëpunëtorë dhe përfitues të aktiviteteve kriminale për vota dhe për para. Me Ramën drejtësia ka rënë, shteti ka rënë, vetting ka rënë, është në fuqi vetëm kupola mafioze”

Për çështjen Tahiri, LSI dhe PD ndajnë të njëjtit qëndrim, arrestimin e ish ministrit. Por Petrit Vasili tha se Edi Rama ka përpara të mërkurën provën më të madhe morale dhe politike të qeverisë së tij.

“Të mërkurën Rama që llomotit pafund ka një provë të qartë, të vendoset me krimit apo kundër tij, bëhet fjalë për krim të strukturuar, në anën e ligjit apo antiligjit, parlamentit aktiv që ndihmon organet e drejtësisë të vendosin drejtësi apo do ti mbulojë ato? Është për së fundmi për reformën në drejtësi për të cilën u çorr vite të tëra për ta kapur drejtësinë që do dënonte të pafajshmit dhe do mbulonte të fajshmit”

Top Channel