Tahiri: Refuzoj çdolloj inskenimi politik

21/10/2017 12:16

Saimir Tahiri deklaroi para Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit se refuzon çdolloj inskenimi politike që i vendos mbi shpinë pesha të pamerituara.

Deklarata e ish-ministrit të Brendshëm u bë gjatë mbledhjes, ku u pyet nga anëtarët e opozitës të këtij Këshilli.

“Jam i gatshëm të hetohem dhe të bëjë gjithçka që e vërteta të dalë në dritë, por unë kërkoj prova dhe jo të më kërkoni të arrestohem pse dy banditë thonë në muajin e dytë të punës time që unë fitoj 5 mln euro në muaj. Nuk mund të arrestohem pse në përgjime del një me emrin Saimir që ka kamion dhe ngarkon thasët me hashash në kamion, kur unë s’kam as patentën e kamionit”, i shpreh ai.

“Nuk kam synim të lëvizj asnjë centimetër, se u tha që unë mund të largohem, por unë dua provat. Sa i takon qëndrimit të mbajtur ndaj Dritan Zaganit dhe akuzat e ngritura prej tij në publik, kam qenë i qartë dhe nuk jam fshehur pas detyrës time, as jam larguar dhe as e kam përdorur detyrën për të fshehur të vërtetën. Kam kërkuar atëherë që të hetohem për çdo deklaratë të Dritan Zaganit dhe sot kemi një vendim të gjykatës së Fierit, që të gjitha ato që ju thatë atëherë me gojën e Dritan Zaganit ishin gënjeshtra.  I keni thënë ju me gojën e Dritan Zaganit, që e keni blerë me një vendim Këshilli të Ministrave dhe i dhatë tokë në Orikum”, vijoi ai.
 
Ndërkohë, avokati i Tahirit e quajti kërkesën e prokurorisë për heqjne imunitetit të klientit të tij si jo transparente, të pasiqertë, të pandershme dhe abuzive.

Top Channel