Shijak, lëvizte i armatosur me “Scorpion”, pranga 37-vjeçarit

21/10/2017 15:30

Policia e Shijakut, e mbështetur nga njësitë e FNSH-së, ka ushtruar një seri kontrollesh në akset rrugore, si dhe lokale e ambjente të tjera, me qëllim kapjen e personave në kërkim.

Kështu, gjatë kontrollit në një pikë bastesh është vënë në pranga një shtetas i pajisur me një armë automatike të tipit “Scorpion” dhe me 20 fishekë.

Personi i arrestuar është identifikuar si shtetasi Selman Krasniqi dhe në momentin që ka parë policinë të hynte në lokal ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga efektivët.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit të Durrësit, për procedimin e 37-vjeçarit nën akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA