I dënuar nga Italia, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

21/10/2017 09:20

Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar i dënuar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni.

I prangosuri është shtetasi Adriano Ademi, 45 vjeç.

45-vjeçari rezulton i dënuar nga Gjykata e Pordenones në Itali me 9 vite burg për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe kalimit të paligjshëm të kufirit.

Policia thotë se kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA