Seanca e Këshillit të Rregulllores, Mandateve dhe Imuniteteve tashmë është me dyer të mbyllura, kërkesë që prokurorët e bënë që në fillim, me argumentin e sekretit hetimor.
Deputetët socialistë kërkuan prova nga prokurorët mbi kërkesën që ata kanë dërguar, ku kërkojnë lejen për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Tahirit. Pas kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit do të hartojnë raportin që do t’i dërgojnë Parlamentit. Nuk dihet kur do të jetë seanca, por më e afërta e radhës është ajo e së mërkurës.
Saimir Tahiri: Në këto udhëtime, të katër udhëtimet, rezulton që personi në hetim Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga subjektet e tjera të hetuara, Artan Habilaj, presje e të tjerë. Presje e të tjerë, kush janë? Se presje e të tjerë, unë po shkoj në burg për këtë. E thoni këtu, a kam dalë unë me ndonjë nga këta persona jashtë Shqipërisë, siç deklaroni që kam dalë në katër data? Po ose jo! Kjo është themelore për drejtësinë.
Besnik Hajdarmataj: Ne kemi paraqitur një kërkesë, kemi parashtruar rrethana dhe fakte, e prova që do t’ua vëmë në dispozicion dhe është komisioni ai që pyet. Unë nuk kam asnjë arsye që të përgjigjem për këtë.
Saimir Tahiri: Sipas përgjimeve të policisë italiane, thuhet: Tani Saimir ka ikur të marrë 50 thasë hashash!
Top Channel