Lalla i përgjigjet Xhafajt: Ne po bëjmë detyrën

20/10/2017 12:20

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla iu kundërpërgjigj Fatmir Xhafajt, duke i thënë se situata kriminale është e tensionuar në të gjithë vendin dhe se prokurorët thjesht po bëjnë detyrën.

“Këtë deklaratë të zotit Xhafaj nuk e kam dëgjuar. Ish-kryetari i Reformës në Drejtësi dhe ministri i Brendshëm, nëse nuk është i qartë për ndryshimet ligjore që kanë ndodhur, është problem i tij. Prokuroria po ndjek me vëmendje hetimin e të gjitha rasteve të kriminalitetit në vend. Situata është e tensionuar dhe kriminaliteti është i përhapur në të gjithë vendin. Do të veçoja Vlorën, Lushnjen dhe Elbasanin. Detyra jonë është që të hetojmë këto raste dhe të vëmë përpara përgjegjësisë autorët e këtyre rasteve”, tha Llalla.

Top Channel