“Himara”, Tirana: Greqia provokon

20/10/2017 14:37

Pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke në lidhje me planin rregullues të Himarës ka reaguar ministria për Evropen dhe punët e Jashtme, që e cilëson provokuese dhe ndërhyrje e paprecedentë qëndrimin e palës së vendit fqinj në këtë çeëhtje.

Kjo pasi përfshirja në debatin e brendshëm politik përbën një shkelje të praktikës diplomatike të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve strategjike mes vendeve. Sipas ministrisë sonë, është deformin i realitetit lidhja që përpiqet të krijojë ministria greke mes ligjit për mbrojtjen e pakicave dhe planit rregullues në kuadër të Rilindjes urbane.

Më tej ajo shton se Qeveria shqiptare ka ofruar regjistrimin dhe kompensimin e pronës për banorët që preken nga zbatimi i planit. Më tej deklarata e ministrisë thekson se ligji për mbrojtjen e pakicave garanton të drejtat e anëtarëve të pakicave dhe rishpreh angazhimin e saj për trajtimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve.

Top Channel