Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe ka bërë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes së ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani”.
Bëhet fjalë për shtetasin M.Sh, 59 vjeç dhe banues në Elbasan, i cili për motive të dobëta u konfliktua me shtetasin A.B, 42 vjeç, nga i njëjti qytet.
Më pas dyshohet që ai të ketë qëlluar në ajër me pistoletë, me qëllim trembjen e 42-vjeçarit. Grupi hetimor gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja pistolete, model 54, kalibër 7.62 mm.
Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “kanosje”, “prishje e qetësisë publike” dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Top Channel