“Fillimet” e Preç Zogajt/ Publicisti rikthen në veprën e tij kujtimet e Dhjetorit 1990: Pluralizmi nuk erdhi plotësisht i shëndetshëm
“Dardani je vesh me diell” është fushata që ka nisur në Kosovë me nismë të prezantueses së njohur Albana Osmani.
“Kemi zgjedhur të vijmë me luledielli, me këtë simbol që i takon të gjithë fëmijëve shqiptarë në një trevë tjetër të shqiptarisë që është Kosova”, tha Osmani në prezantimin e saj.
Bëhet fjalë për një nismë që kapërcen kufijtë e Shqipërisë me qellimin për, siç thonë organizatorët, t’ju zgjuar shpresat edhe fëmijëve në trevat shqipfolëse.
“Do të realizohet qëllim plotësisht sepse foksui ynë është që të ndihmohen fëmijët e QKUK-së, pavioni i onkohematomalogjisë ku mungojnë aparatura shumë të rëndësishme për këta vogëlushë që vuajnë nga sëmundjet e gjakut”, tha Osmani.
Për Anita Haradinaj, ambasadorja e fushatës “Ti je një luledielli”, ky është një angazhim human që duhet përmbushur me përgjegjësi.
“Prej orës 12.00 do të nisë dhe shitja e bluzave. Çdo cent që qytetarët e Kosovës do të blejnë bluza do të mblidhen dhe do të shkojnë si donacion për këta fëmijë”, tha znj. Anita Haradinaj
Por, për vetë kryeministrin e Kosovës kjo fushatë që shpëton jetë kërkon mbi gjithçka ndihmën e qytetarëve.
“Unë jam Luledielli në Shqipëri, në Kosovë, nuk po i ndaj se jemi një. Kujdesi ndaj fëmijëve me sëmundje gjaku është kujdesa human dhe i uroj të gjithë atyre që kanë mundësi të bëjnë një gjest e të përkrahin këtë fushatë”, tha z. Haradinaj.
Albana Osmani, iniciatorja e kësaj kauze humane, tha se do të shiten 3 mijë bluza nga 20 euro secila në sheshin “Nënë Tereza”, Prishtinë dhe do të akordohet një fond prej 60 mije eurosh, që do të shkojë për pavionin e Onkohematologjise ne QKUK, Prishtinë.
Top Channel