Buquicchio: Të funksionojnë sa më parë institucionet e reja të drejtësisë

20/10/2017 14:03

Komisioni i Venecias do të vijojë të këshillojë institucionet shqiptare për përmirësimin e legjislacionit është shprehur presidenti i KE për demokracinë nëpërmjet ligjit, Gianni Buquicchio.

Zyrtari i KE-së është takuar me kreun e shtetit Ilir Meta. Ky i fundit e falenderoi z.Buquicchio për kontributin e tij personal por dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias për ndihmën e dhënë për institucionet Shqiptare, veçanërisht për këshillat e vyera në procesin e përmirësimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve të tjera që shoqëruan reformën në sistemin e drejtësisë. 

Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimet mbi fazën tranzitore aktuale që ndodhet sistemi i drejtësisë ku si prioritare kanë vlerësuar nisjen nga funksionimi sa më parë të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

Top Channel