Një tjetër gomone me 1.5 tonë hashash që dyshohet të jetë nisur nga Shqipëria, u kap nga autoritetet italiane në brigjet e Barit.
Mjeti lundrues 10 metra i gjatë dhe me dy motorrë të fuqishëm u pikas nga Guarda di Finanza në ujrat territoriale dhe pas gjurmimit në det të hapur për rreth 2 orë, u bë u mundur ndalimi i saj.
Në bord, hetuesit italianë gjetën 64 pako të presuara me kanabis, ndërkohë që në pranga u vunë dy skafistët shqiptarë, të moshës 26 dhe 31 vjeç. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije nga autoritetet italiane, të cilët theksojnë se trafikantët do të përfitonin më shumë se 15 milionë euro në rast se sasia e kanabisit do të hidhej në treg.
Për këtë operacion, Guarda di Finanza vlerëson edhe bashkëpunimin e qëndrueshëm me policinë shqiptare.
Ndërkohë, të enjten policia sekuestroi në Ferrara 2 tonë kanabis që dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria. Për këtë rast, në pranga u vu një 19-vjeçar nga Vlora, ndërsa, sipas statistikave rezulton se nga janari i këtij viti janë sekusetruar në total 32 tonë hashash i tranportuar në deti.
Po për të njëjtën periudhë janë arrestuar 47 skafistë, ndërsa gjatë vitit 2016 sasia e kanabisit të sekuestruar është 22 tonë.
Top Channel