Vllaznia në duart e Gjokës

19/10/2017 22:15

Tanimë është zyrtare, Ernest Gjoka do të drejtojë skuadrën e Vllaznisë për pjesën e mbetur të sezonit.

Pritja për të kryer rokadën në pankinën shkodrane, mes dy trajnerëve që në të shkuarën e tyre kanë drejtuar Kukësin, zgjati vetëm pak orë.

Dorëheqja e Cungut kishte mbetur pezull për shkak të gjetjes së zëvendësuesit. Marrëveshja mes drejtuesve të Bashkisë Shkodër dhe trajnerit kryeqytetas ka përfunduar me sukses të mërkurën në mbrëmje.

Gjoka e merr Vllazninë në një pozitë jo të mirë, me vetëm 5 pikë në 6 ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA