Tre persona, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë vënë në pranga nga policia e Durrësit në sajë të operacionit “Vjeshtë 2017”.
Indrit Driza 45 vjeç banues në Shijak është arrestuar pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Cantezaro në Italia, pasi akuzohet për “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”. Ndërkohë shtetasi Eduart Bukmishi 55 vjeç, banues në Sukth, është arrestuar pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata e Cantezaro pasi akuzohet për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni, shfrytëzim i të miturve” dhe”Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
Gjithashtu, është ndaluar edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, Ernest Shutina 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës. Sipas policisë, ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Top Channel