Shqipëria e 17-vjeçarëve bie në fund ndaj Kroacisë
19/10/2017 14:32
Kombëtarja e 17-vjeçarëve e Shqipërisë është mposhtur minimalisht nga Kroacia me një 11-metërsh në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stërmasi”.
Edhe pse kundërshtari ishte i një niveli mjaft cilësor, kuqezinjtë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë duke rezistuar deri dy minuta para fundit.
Smajlaj kreu një ndërhyrje të gabuar ndaj një prej kundërshtarëve brenda zonës tonë dhe arbitri akordoi 11-metërsh dhe ndëshkoi me kartonin e kuq lojtarin shqiptar.
Krizmanic u tregua i saktë nga pika e bardhë duke i dhënë tre pikët Kroacisë. Ndërkohë në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Spanja fitoi 3-0 ndaj Lihtenshtejnit.
Top Channel