Kapet njeriu i Ndrangetës, drogë e armë nga Kavaja

19/10/2017 20:35

Policia e Shtetit arrestoi Tafil Vokrrin, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria italiane, që e cilësonte një kriminel brutal, që mbyste refugjatët në det.

56-vjeçari nga Qerreti i Kavajes kërkohej nga drejtësia italiane që prej vitit 2005 kur një gjykatë në Katanxaro i dha masën arrest me burg nën akuza për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Trafik lëndësh narkotike dhe armëve të zjarri”.

Policia e  arrestoi diten e enjte Tafil Vokrrin, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Porkuroria italiane qe e cileson nje kriminel brutal qe mbyste refugjatët në det. 56 vjecari nga qerreti i Kavajes kërkohej nga drejtësia italiane që prej vitit 2005 kur një gjykatë në katanxaro  i dha masën arrest me burg nën akuza për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”,Trafik lëndësh narkotike dhe armëve të zjarri”.

Ndërkohë, pak orë pas arrestimit të Vokrrit, policia ka bërë të mundur ndalimin edhe të dy bashkëpunëtorëve të tij, të cilët gjithashtu kërkohen nga drejtësia italiane, si pjesë e organzatës kriminale ku bënte pjesë Vokrri.

Të arrestuarit janë Indrit Driza, 45 vjeç dhe Eduart Bukmishi 55 vjeç, për të cilët Gjykata e Katanzaros në Itali ka lëshuar urdhër-arrestet për akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, shfrytëzim prostitucioni, shfrytëzim të miturish dhe pjesëmarrje në organzatë kriminale.

Specialistët e Interpol Tirana po vijojnë punën për ekstradimin e tyre drejt Italisë.

Vokrri ishte arrestuar edhe në 2005-n në një superaksion të policisë në Shqipëri dhe Itali, ku morën pjesë 200 forca policore dhe u ndaluan edhe 7 persona të tjerë të cilësuar nga antimafia e vendit fqinj si mafiozë brutalë, apo trafikantë me moral të ulët.

Rrjeti trafikonte armë dhe drogë me gomone që niseshin nga Kavaja dhe Vlora dhe në itali bashkëpunonte me organizatën mafioze Ndrageta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA