“Kam luajtur te Milani më i keq i historisë!”

19/10/2017 03:17

Kolumbiani Carlos Bacca është rikthyer të flasë për skuadrën e Milanit, ku kaloi dy vite të karrierës së tij para se të transferohej gjatë kësaj vere në Spanjë te Villarreal.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “W Radio Colombia”, 31-vjeçare është shprehur se ka qenë pjesë e Milanit më të keq të historisë, por thotë se në anën profesionale është i kënaqur edhe pse mund të bënte më mirë.

“Vitet e kaluar te Milan kanë qenë të kënaqshëm në planin personal, kam arritur objektivin e paracaktuar. Mund të ishte bërë më shumë, por na duhej ndihma e drejtuesve. Kam qenë te Milan-i më i keq i historisë. Pas 31 vitesh presidenti Berlusconi donte ta shiste klubin. Me trajnerin dhe drejtuesit e rinj gjërat nuk kanë funksionuar sepse kishim ide të ndryshme, por vazhdoj përpara me kokën lart sepse Milan-i është në Europë dhe unë kam dhënë kontributin tim”, është shprehur Carlos Bacca.

Në dy sezoni te kuqezinjtë, sulmuesi kolumbian arriti të shënonte 31 gola në 70 ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA