Vizita në Shkup, Rama: Marrëveshje të rëndësishme rajonale

18/10/2017 15:19

Kryeministri Edi Rama, duke komentuar vizitën e tij në Shkup, ka deklaruar se gjatë saj janë arritur marrëveshje të rëndësishme me liderët e vendeve të Europës jug-lindore.

Rama ka bërë me dije se në Shkup është takuar me liderët e grupimeve politike maqedonase dhe ka marrë pjesë në punimet e Samitit rajonal me 100 sipërmarrës nga Europa jug-lindore.

“Në samit është diskutuar për agjendën e bashkëpunimit dhe për të vijuar me planin e ndërtimit të një tregu të përbashkët rajonal për rritjen ekonomike e sociale”, ka deklaruar Rama.

Sipas kreut të qeverisë, në këto takime u ra dakord që brenda vitit të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e qeverive shqiptare dhe maqedonase në Pogradec, për të nxitur më tej bashkëpunimin shumëplanesh mes dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA