Tentuan të çojnë bashkëkombasit në Gjermani, arrestohen iranianët

18/10/2017 20:25

Dy iranianë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri janë arrestuar pasi kanë tentuar të kalojnë disa shtetas të tjerë jashtë kufirit shqiptar.

Sipas policisë së Tiranës, Hamed Rostami, 26 vjeç dhe Shahab Foroozandeh, 40 vjeç janë arerstuar në Rinas, pasi janë konstatuar se pesë persona të pajisur me leje kalimi po dilnin nga Shqipëria.

Nga hetimet e kryera, ka rezultar se këta persona kanë ardhur nga Teherani në Shqipëri, ku kanë qëndruar në një banesë të marrë me qira, në zonën e Vilave Gjermane në Tiranë, nga ku do niseshin për në Gjermani.

Sjellja e tyre në Shqipëri, akomodimi i tyre dhe më pas nisja për në Gjermani dyshohet se është bërë i mundur nga shtetasit Hamed Rostami dhe Shahab Foroozandeh, kundrejtë shumës monetare prej 2500 Euro.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA