Roma spektakël në Londër, por Chelsea merr barazimin

18/10/2017 05:47

Ashtu edhe siç pritej, kryesfida e kësaj të mërkure në ndeshjet e treta të Champions League, Chelsea-Roma dhuroi spektakël në fushë dhe plot 6 gola.

Blutë e Chelsea kaluan në avantazh të dyfishtë, por Kolarov rihapi sfidën në minutën e 40 të pjesës së parë. Në pjesën e dytë Dzeko shënoi dy gola dhe kaloi italianët në avantazh, por Hazard barazpeshoi shifrat në minutën e 75 të takimit.

Ndërkohë që ekipi tjetër italian, Juventusi i Massimiliano Allegrit u rikthye te fitorja, pas dy rezultatesh aspak pozitive në kampionat. Bardhezinjtë mposhtën jo pa vështirësi portugezët e Sportingut të Lisbonës, me rezultatin 2-1, ndërsa golin e fitores e shënuan vetëm pak minuta nga vërshëllima finale.

Bayern, Barcelona dhe Paris Saint Germain, bënë detyrën ndaj kundërshtarëve modestë. Kështu gjermanët e Heynckes mposhtën 3-0 Celtic-un, katalanasit fituan 3-1 ndaj grekëve të Olympiacos dhe PSG-ja triumfuan 0-4, në transfertën ndaj Anderlechtit.

Fitore të artë mori edhe Manchester United, në transfertën portugeze ndaj Benfikës. Rashford shënoi në pjesën e dytë dhe I dha 3 pikë të vlefshme skuadrës së Mourinhos, e cila kryeson grupin me 9 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA