Lideri i Iranit, Khamenei: Trump, një gënjeshtar

18/10/2017 00:14

Lideri suprem i Iranit mbrojti marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe sulmoi ashpër presidentin Donald Trump, të cilin e akuzoi se flet gjepura dhe gënjen.

“Nuk dua të humbas kohë duke iu përgjigjur gënjeshtrave të një presidenti të paarsyeshëm amerikan”, citohet Ajatollah Ali Khamenei nga mediat vendase.
Lideri shpirtëror i republikës islamike dhe njeriu që vulos çdo politikë të vendit, tha se nëse SHBA e gris marrëveshjen, Irani do të bëjë të njëjtën gjë.

Presidenti amerikan Trump, që para se të merrte postin sulmonte ashpër paktin bërthamor me Iranin, ndërsa tashmë ka refuzur që ta çertifikojë atë duke qenë se Irani nuk po respekton kushtet e marrëveshjes. Khamenei kishte gjithashtu një mesazh edhe për Evropën.

“Pasi kuptuan se pakti bërthamor është në favor të Evropës dhe SHBA-ve, evropianët kritikuan fjalët e presidentit amerikan se do të griste marrëveshjen. Qëndrimi evropian është për t’u lavdëruar, por fatkeqësisht nuk mjafton. nëse një nga palët nuk i përmbahet paktit, s’kemi pse ta bëjmë as ne”, tha Khamenei.

Lideri amerikan ka kërkuar që pakti të ndryshohet për të parandaluar Iranin, që të ketë armë bërthamore, megjithëse Teherani i mohon akuzat dhe thotë se programi i tij ka vetëm qëllime paqësore. Sipas Ajatollah Khamenei, Trump është i zemëruar sepse Irani ka ndalur komplotet amerikane në Libi, Siri, Irak dhe Egjipt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA