Ambasada e SHBA, skaner me rreze X për doganat

18/10/2017 19:44

Zëvendës shefi i Ambasadës së Sh.B.A David Muniz kryesoi dhurimin e skanerit të fundit nga katër skaner me rreze X që Programi i Kontrollit te Eksportit dhe Sigurisë Kufitare (EXBS) i ka dhuruar Drejtorisë Doganore gjatë tetë viteve të fundit.

Tre skanerët e tjerë gjenden në Portin e Sarandës, në Pikën Kufitare të Kapshticës dhe në Pikën Kufitare të Qafë Thanës.

Këta skanera do t’i japin Doganës Shqiptare aftësinë për të zbuluar dhe parandaluar kontrabandën në portet shqiptare të hyrjes.

Top Channel