“Vjeshta 2017”, sekuestrohet gomonia me vlerë 150 mijë euro

17/10/2017 16:38

Policia e Vlorës ka sekuestruar një gomone me vlerë 150 mijë euro në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta 2017”.

Sipas policisë ky mjet i përket A. C, 29 vjeç nga Elbasani, i cili dyshohet për pastrim të produkteve të veprësn kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë Policia Vlorë do të vijojë punën lidhur me zbatimin e ligjit për vënien para përgjegjësisë ligjore duke sekuestruar të gjitha asetet të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA