Studentët e Tiranës me rrugë të re

17/10/2017 00:17

Qytetit Studenti i shtohet një rrugë e re për studentët, një investim i bashkisë nga e cila përfitojnë edhe banorët e kësaj zone.

Ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës “Mustafa Lleshi” ku janë rivendosur edhe pllakat e trotuareve,

Kjo rrugë është nyjë lidhëse mes rrugës “Pjetër Budi” pranë “Qytetit Studenti” si dhe rrugës së Elbasanit, ndërkohë që e gjithë zona ka një popullsi tepër të dendur dhe një numër të konsiderueshëm biznesesh.

Por për shkak të mungesës së investimeve ndër vite, kjo rrugë ishte lënë në gjendje të mjerueshme duke u kthyer në një stres të vazhdueshme për mijëra qytetarë, veçanërisht në kohën e reshjeve të shiut.

Top Channel