Sherr në Kuvend, deputetët e PD dhe Bushati debat me zë të lartë

17/10/2017 21:53

Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ishte thirrur në komisionin e Integrimit për një seancë dëgjimore. Por debati iu largua shumë qëllimit kryesor të mbledhjes dhe mes deputetëve demokratë dhe ministrit shpërthyen akuza deri edhe ofendime.

“Në rast se do të tentoni t’i vendosni notë përgjigjeve të mia, atëhere durimi im do të ketë kufi dhe kam frikë se cinizmi do të prevaloje durimin”, tha ministri Bushati.

“Kjo është e papranueshmne zoti Ministër, ju silleni si halabak”, iu përgjigj demokrati Genc Pollo.

“Të respektojmë etikën dhe të mos i vëmë notë njëri-tjetrit”, reagoi ministri i Jashtëm

“Ju i pari provokuat me sjellje prej rrugaci Ditmir Bushati”, ia kthen Pollo.

“Nuk lejoj askënd, as ty as Saliun tënd, të më thotë mua rrugaç”, përgjigjet i indinjuar z. Bushati.          

“Është e fundit gëe, që një i ftuar përfshirë edhe Ministër, të mund t’i thotë kryetarit, duke gjykuar ndershmërinë e tij. Vetëm një person me edukatë rrugaçi mund ta shprehi”, thotë Pollo.

“Saliu iu bë 74, u bëftë 100 vjeç. Sali kuq, nuk shkon, ka marrë fund koha, faleminderit”, thotë ministri Bushati dhe ikën nga mbledhja.

Pas këtij debati mbledhja u ndërpre. Më vonë, deputetë të Partisë Demokratike dhe LSI në këtë komision, shpërndanë një deklaratë, me të cilën njoftuan se do të ndjekin procedurat parlamentare, që ndaj tij të merret masë disiplinore.

Top Channel