Presidenca bullgare e BE, strategji për integrimin e Ballkanit

17/10/2017 09:57

Bullgaria, vendi më i varfër i Bashkimit Europian, kërkon një rrugë më të pastër anëtarësimi të Ballkanit perëndimor me shpresën se kjo do të parandalojë kthimin e paqëndrueshmërisë që goditi rëndë rajonin më të trazuar të kontinentit të vjeter dy dekada më parë.

Sofja, që në janar merr presidencën e radhës të BE-së, kërkon që blloku më i madh tregtar i globit t’i ofrojë në mënyrë të veçantë Kosovës e Serbisë udhëzime të qarta se çfarë duhet të bëjnë për t’iu bashkuar radhëve të tij.

Pas viteve të vështira që pasuan katastrofën e borxhit grek mbërritjen e qindra mijëra refugjatëve dhe Brexit, planet bullgare parashikojnë një kthesë të fortë të diskutimeve nga menaxhimi i krizave deri tek zgjerimi i Bashkimit Europian.

“Nuk e ndryshojmë dot axhendën e Europës në 6 muaj, por duhet të jemi në gjendje t’i paraqesim secilit vend aspirant një plan të qartë veprimi të mbështetur në arritjet e gjithësecilit dhe progresin në zgjidhjen e problemeve. Në të kundërt, ndasitë në rajon rrezikojnë të thellohen akoma më tepër”, thonë zyrtarët atje.

BE-ja nuk është në kushtet që të mendojë shtrirjen në këto moment dhe as publiku europian nuk dëshiron ta dëgjojë një gjë të tillë – tha për Bloomberg Vessela Cherneva, e Këshillit Europian për çështjet e jashtme.

Bullgarisë, sipas saj, do t’i duhet të punojë fort për të bindur vendet skeptike të cilat përfshijnë Holandën, Danimarkën, Gjermaninë dhe Francën që të ulen e të dëgjojnë problemet e Ballkanit perëndimor.

Top Channel