Meta: Pa luftuar varfërinë, nuk garantojmë të drejtë sociale

17/10/2017 07:51

Presidenti i vendit Ilir Meta ka zgjedhur shoqatën humanitare “Strehë dhe Shpresë” për ditën ndërkombëtare kundër Varfërisë.

Pa luftuar varfërinë, është shprehur z. Meta nuk mund të garantojmë dot të drejtën sociale.

“Sot është dita për të rritur e garantuar dinjitetin njerëzor për të gjithë.  Lufta kundër varfërisë është një luftë për të garantuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari, të çdo të moshuari, por edhe të çdo fëmije. Pa luftuar varfërinë nuk garantojmë dot drejtësinë sociale që meriton një shoqëri e standardeve evropiane, pa luftuar varfërinë nuk luftojmë dot një nga burimet kryesore të kriminalitetit dhe të sigurisë publike.

Për kreun e shtetit armë efikase për të luftuar varfërinë është rritja ekonomike më e madhe.

“Për këtë armët më efikase për të luftuar varfërinë janë një rritje ekonomike më e madhe. Një rritje ekonomike më gjithëpërfshirëse nga e cila të përfitojë e gjithë shoqëria dhe në radhë të parë ata që janë më në vështirësi dhe më të pamundur. Kërkohet zhvillimi i politikave sociale në drejtim sidomos të punësimit dhe në drejtim sidomos të edukimit për fëmijët”, është shprehur presidenti.

Top Channel