Llalla takoi në mbrëmje prokurorët e Krimeve të Rënda

17/10/2017 10:05

Gjatë ditës së martë u fol për një takim të munguar mes Saimir Tahirit dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Por, në mbrëmje kryeprokurori Llalla ka zhvilluar një takim urgjent me prokurorë të Krimeve të Rënda.

Gazetarja Anila Hoxha solli detajet në emisionin “Top Story”: “Për rreth një orë e 30 minuta, Adriatik Llalla ishte në një takim të paparashikuar dhe urgjent me drejtoreshën e Marrëdhënieve Juridiksionale dhe dy prokurorë të Krimeve të Rënda. Nuk dihet se çfarë është diskutuar mes këtyre zyrtarëve të organit të akuzës, por me shumë gjasë është folur për dosjet e drogës. Dosja “Habilaj 1” është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nga 3 prokurorë: Përparim Kulluri, Vladimir Mara dhe Pranvera Hoxha. Prej muajsh, kanë nën hetim jo vetëm Habilajt për një llogari tjetër droge. Kanë shkëmbyer informacion me prokurorë të Leçes, por nuk ka informacion se në çfarë faze janë hetimet. Pritet që pas takimit të sotëm të ketë një vendimmarrje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA