Faza e tretë e regjistrimeve, përfitojnë 4 mijë maturantë

17/10/2017 02:58

Rregullorja e Maturës Shtetërore parashikon 2 raunde regjistrimesh, ku i dyti përfundoi më 14 tetor. Por, Ministria e Arsimit jep një mundësi të tretë deri më datë 26 nëntor.

“Po krijohet një mundësi që të gjithë ata aplikantë që nuk janë regjistruar në raundin e parë dhe të dytë që të kenë mundësi të regjistrohen në degën ku kanë interes. Janë 4 mijë studentë që përfitojnë nga ky shans i tretë”, shprehet Arjan Xhelaj, Drejtori i Rrjeti Akademik Shqiptar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Portali “UAlbania”, në total numërohen 22 mijë të regjistruar në universitetet publike dhe private, nga të cilët 17 mijë në raundin e parë dhe 5 mijë në raundin e dytë. Po si shpërndahen vendet e lira në universitetet më të mëdha publike të vendit?

“Në Universitetin e Tiranës kemi 5420 aplikantë të regjistruar. Në Universitetin Politenik pothuajse i ka ezauruar të gjitha kuotat, po ashtu edhe Mjekësia apo Stomatologjia”, thotë Xhelaj.

Por, Xhelaj thotë se përparësi në këtë raund të tretë kanë ata që janë në listë nga klasifikimet e raundit të dytë, për t’u shpërndarë më pas te aplikantët e rinj.

Pranimet në Universitetet Publike/Private
Raundi  1  17 mijë të regjistruar
Raundi  2  5 mijë studentë
Raundi  3  4 mijë kuota të lira

Universiteti i Tiranës
5631 kuota në total
5421 aplikantë të regjistruar
210 kuota të lira

Universiteti Politeknik
1765 kuota në total
1716 aplikantë të regjistruar
49  kuota të lira

Universiteti i Mjekësisë
913 Kuota në total
898 aplikantë të regjistruar
15 kuota të lira

Top Channel