Pallati i Kongreseve në Paris u bë skena e prezantimit të itineratit të Turit të Francës për vitin 2018.
I cilësuar si ngjarja më e rëndësishme çiklistike, edicioni i 105 i këtij Turi do të nisë në 7 korrik në Ishullin Noirmoutier në Vandee dhe do të mbyllet në 29 korrik si gjithnjë në Champs Elisee në Paris.
Të bën përshtypje fakti se duke nisur nga viti i ardhshëm skuadrat pjesëmarrëse në ngjarje si Turi iFrancës nuk do të kenë më në përbërje 9 ciklistë, por 8.
Në Edicionin e 105 të Turit të Francës është parashikuar edhe zhvillimi i një etape kronometër ekipor ajo prej 35 km në Cholet e treta në kalendarin e kësaj ngjarjeje.
Në total do të jenë 6 etapa malore, ndërkohë që këtë radhë në kalendar është përfshirë edhe një etapë në Plateau de Gliereas, e cila do të zhvillohet në terren të paasfaltuar, gjë që nuk ndodhte që nga 1991.
Po kështu në Grande Bouclen e këtij viti është parashikuar që ciklistët të garojnë edhe në terrene të mbuluar me kalldrëm dhe në total do të jetën 21.7 km të tilla, një rekord ky që nga viti 1980. Përsa u përket etapave malore, çiklistët do të kalojnë në La Rosie’re, Alpe D’Huez dhe Col de Portet.
Top Channel