Blic në banesën e 35-vjeçarit, sekuestrohen kokainë dhe armën

17/10/2017 11:53

Në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “Dozat”, policia e Shkodrës ka sekuestruar disa doza kokainë, armë zjarri dhe municione.

Gjithashtu, blutë e qytetit verior kanë vënë në pranga shtetasin Anton Shpatina, 35 vjeç, ndërsa kanë nisur procedimin në gjendje të lirë shtetasin Lorenc Koçi, 25.

Aksioni i policisë është realizuar pasi efektivët kanë ndjekur lëvizjet e Koçit, i cili ka shkuar në shtëpinë e Shpatinës për të blerë lëndë narkotike.

Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar atij i është gjetur në cilësinë e provës një dozë drogë e llojit kokainë.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e Shpatinës, agjentët kanë gjetur dhe sekuestruar 11 doza, si dhe një armë zjarri me fishekë, 9 telefonë celularë dhe para kesh.

Ndaj 35-vjeçarit është ngritur akuza e kryerjes së veprës penale “prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “mbajtje pa leje të armëve e municioneve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA