Një punonjës policie është vënë në pranga nga SHÇBA për “shpërdorim detyre”, pasi mundësoi pajisjen me armë të një personi me precedentë penalë.
Në pranga është vënë Gjergji Azisllari, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në stacionin policor Plazh, Durrës.
Sipas policisë, ky punonjës ka përpiluar “Vërtetimin e Besueshmërisë” për shtetasin me rekorde kriminale G.N., i cili ishte pajisur me armë zjarri për në banesë. Shtetasi i mësipërm u arrestua nga Policia e Durrësit gjatë një operacioni të zhvilluar në fillim të tetorit, në kuadër të operacionit policor “Vjeshtë 2017”. Në këtë operacion u arrestua edhe shtetasi M.F., si dhe u sekuestruan 2 armë zjarri, një makinë dhe disa telefona celularë. Pas veprimeve procedurale të SHÇBA-së rezultoi se i arrestuari është person me rekorde kriminale, por kishte ndryshuar gjeneralitetet. Punonjësi i Policisë Azisllari nuk ka kryer verifikimin në sistem sipas procedurave standarde të punës.
Gjatë hetimit ka rezultuar se po ky punonjës policie kishte përpiluar të njëjtin lloj vërtetimi edhe për shtetasin A.M., i cili gjithashtu rezulton me rekorde kriminale në të dhënat e Policisë së Shtetit.
Top Channel