Arben Golemi i dhuron GKA punimet më të mira

17/10/2017 00:53

Amstërdami është një nga qytetet që e ka më për zemër dhe që e pikturon shpesh, por edhe opera “Garnier” nuk mbetet pas, po kështu edhe qyteti i Beratit me lagjjen e njohur të Mangalemit dhe kishën e Shën Triadhës.

Jane 10 vepra që pasqyrojnë këto dhe peizazhe të tjera, të cilat Arben Golemi ia dhuron fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve.

“Këto punë u zgjodhën nga ekspozita që une kisha në GKA. Një pjesë e tyre janë të lidhura me momentin emocional kur unë i kam realizuar ato. P.Sh: ‘Opera Garnier’ është një moment shumë i vështirë për të vizatuar. Krejt ndryshe mund të them për Luvrin, kur mund të ulesh e të vizatosh i qetë. Edhe në Nju York është vështirë, ndërsa Berati është shumë komod. Unë zgjodha këto vepra, sepse kam pasur emocione të veçanta kur i kam vizatuar”, rrëfen piktori Golemi.

Kjo është hera e dytë që Golemi dhuron veprat e tij, së bashku me thjeshtësinë që bashkëjeton me artistin.

“Këtë radhë nuk është se unë po i bëj ndonjë nder GKA-së, por është GKA që po me bën nder mua që po pranon punët e mia, sepse në fund të fundit këto janë vepra që ngelen në fondin e GKA, aq më tepër që Galeria Kombetare e Arteve është institucioni me prestigjoz i veprave të Artit.”
Veprat ne pastel, akuarel e vizatim, jane pjese e koleksionit “Tjetersim” te cilin Golemi e prezantoi ne muajin qershor per publikun ne GKA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA