Universitetet e rretheve me vende bosh

16/10/2017 04:02

Të paktën 5 degë studimi rrezikojnë të mbyllen këtë vit në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër. Vetëm 238 studentë të rinj ulen për herë të patë në auditore, ku studiojnë rreth 1500 studentë.

Numri i studentëve është përgjysmuar krahasuar me pesë vjet më parë.

“Kemi problem te programe të tilla si matematikë-fizikë, teknologji informacioni, gjuhë italiane dhe gjuhë letërsi dhe qytetërim grek, të cilat janë në një numër të kufizuar studentësh dhe rrezikon ndonjërën prej tyre dhe frekuentimi akademik”, thotë rektori Bektash Mema.

Numër shumë të ulët regjistrimesh kanë degët matematikë – fizikë, gjuhë greke, gjuhë italiane të cilat nuk e kanë kaluar pragun e 10 studentëve të regjistruar.

Ndërsa në  universitetin e Durrësit mësimi ka nisur me 2 përqind të kuotave të paplotësuara. Fakulteti i Edukimit dhe ai i Shkencave Politike-Juridike janë degët më të kërkuara në universitetin “Aleksandër Moisiu”.
 
“Ftoj studentët që nuk janë regjistruar ende të paraqiten pranë sekretarive për të kryer procedurën e regjistrimit që do të vijojë deri më 24 tetor, pasi kanë mbetur edhe 183 kuota të lira”, thotë Kseanela Sotirofski, rektore UAMD.

Pjesa më e madhe e kuotave të lira  janë në matematikë informatikë, menaxhim dhe turizëm.

10 mijë studentë, 2 mijë prej të cilëve për herë të parë, nisën  vitin e ri akademik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. I akredituar nga Agjencia Britanike e Sigurimit të Cilësisë si një nga universitetet më të mira në vend. 1600 studente të rinj nisen studimet në Universitetin  e Korçës “Fan Noli “ ndersa në Shkoder ishte zëvëndëskryeministrja Senida Mesi  e cila  foli për reformën në arsim dhe garantoi mbështetjen e qeverisë për këtë universitet.

Top Channel