Përndiqte dhe kanos me thikë një grua, arrestohet 54-vjeçari

16/10/2017 19:10

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi prej disa kohësh përndiqte një grua. Madje ai e ka kanosur edhe me thikë.

Sipas burimeve zyrtare, Rahman Ademi ka kanosur me thikë E. M, 54 vjeçe. Sipas kallëzimit të zonjës dhe hetimeve të policisë ai e përndiqte për një kohë të gjatë.

Ndaj 54-vjeçarit rëndojnë akuzat e kanosjes, përndjekjes dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA