Konflikt pronësie, plagos vëllain

16/10/2017 00:17

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 52-vjeçar pasi ka goditur me sende të forta vëllain e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Lleshan, ku Novruz Muça 52 vjeç, ka gjuajtur me mjete të forta vëllain e tij, B. Muça, 33 vjeç. Shkak për këtë ngjarje sipas burimeve zyrtare është konflikti i pronësisë mes dy vëllezërve.

Ndaj 52-vjeçarit rëndon akuza e dhunës në familje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta