Hashash në Prespë, policia greke kap transportuesin me 32 kg

16/10/2017 01:56

Një 38-vjeçar shqiptar dhe një 42-vjeçar grek janë arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës, prej Departamentit të Antidrogës në Prespë, në një operacion për parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas policise helene, dy të sipërpërmendurit u arrestuan pasi në automjetin, në pronësi të shtetasit shqiptar, u gjetën dhe sekuestruan 32 kilogramë kanabis sativa, ndërsa pak kilometra më tej u arrestua edhe 42-vjeçari grek, i cili shërbente si pararojë për ta lajmëruar 38-vjeçarin, nëse kishte postblloqe policie.

Prej verifikimeve rezultoi se lënda narkotike do të shpërndahej në zonën e Larisës. Lënda narkotike, dy automjetet e përdorura për trafikimin e saj, si dhe dy celularë u sekuestruan. Ndërkohë që gjykata vendosi t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA