“Benzi” përplas mjetin e policisë, plagoset efektivi
16/10/2017 18:02
Një aksident rrugor është verifikuar paraditen e kësaj të hëne në Durrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv policie.
Nga të dhënat zyrtare rezulton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, tek sheshi “Pranëvera”, ku një mjet tip “Benz” ka përplasur një mjet policie me targë “MB 288 AA”.
Efektivi i uniformave blu ka marrë plagë të lehta, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet që shkak i përplasjes të ketë qenë një gabim njerëzor.
Sidoqoftë, një grup hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel