Ngjit Alpet në këmbë, Meta: Kjo nuk është Austria

15/10/2017 10:41

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë jashtë zyrës, e të promovojë Alpet e Shqipërisë, Luginën e Valbonës dhe Thethin.

I zhveshur nga kostumi i zyrtarit, Ilir Meta ka ecur në këmbë për disa orë dhe ka takuar banorë, e madje ka provuar dhe rakinë e Alpeve.

Kreu i shtetit i ka drejtuar edhe një mesazh të gjithë turistëve, për të vizituar këtë bukuri natyrore.

“Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë, apo diku tjetër në Alpet e Europës. Jam te ‘Syri i Kaltër’ në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar ‘Syrin e Kaltër’ këtu në Theth, në zemrën e Alpeve tona”, shprehet presidenti Meta.

Top Channel