Sekuestrohen 109 kg kanabis sativa në Kashar
14/10/2017 12:49
Policia e Tiranës ka sekuestruar në Kus të Kasharit një sasi prej 109 kg kanabis sativa.
Gjatë kontrollit të ushtruar në zonë nga efektivët e komisariatit nr. 6 në kryeqytet, në një zonë të pyllëzuar është evidentuar dhe sekuestruar në një korije me shkurre dhe sasia e drogës, e pa ambalazhuar dhe e hedhur mes shkurreve.
Sipas policisë, lënda narkotike dyshohet se është hedhur nga poseduesit, si rezultat i presionit dhe kontrollit të vazhdueshëm që policia po kryen për të goditur këtë aktivitet kriminal.
Vijon puna për evidentimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel