Rrëzohet avioni i ushtrisë franceze, 4 të vdekur
14/10/2017 13:55
Një avion mallrash u rrëzua në det pranë Bregut të Fildishtë, pak pas nisjes nga aeroporti i Abixhanit, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e 6 të tjerëve.
Avioni, me helikë të jashtme, u gjet pranë një plazhi ku ekipet e shpëtimit u panë teksa mjekonin pjesëtarët e mbijetuar të ekuipazhit.
Mjeti fluturues po transportonte një ngarkesë për ushtrinë franceze, siç bënë me dije burime të sigurisë për mediat vendase.
Aksidenti ndodhi gjatë një stuhie të fortë, me reshje të dendura shiu dhe vetëtima. Sipas raportimeve, avioni ishte një “Antonov” i prodhuar në Ukrainë.
Top Channel