Elbasan, goditet një rast i falsifikimit të kartëmonedhave
14/10/2017 09:17
Policia e Elbasanit ka goditur një rast të falsifikimit të kartëmonedhave, duke arrestuar një person, ndërsa ka nisur procedimi ndaj dy të tjerëve.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet janë gjetur dhe sekuestruar 2800 euro të dyshuara të falsifikuara. Në flagrancë është arrestuar shtetasi Reshat Zekthi, 36 vjeç banues në Belsh.
Gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve B.H., 49 vjeç dhe K.V., 66 vjeç banues në Kuçovë. Këta shtetas dyshohen të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Top Channel