Tre punonjës të policisë bashkiake të Rrogozhinës janë arrestuar dhe procedohet në gjendje të lirë shoferi i një furgoni. Shkak për këtë kanë qënë veprimet arbitrare duke mos lejuar të parkojë në stacion subjektin publik interurban.
Të arrestuar janë Ruzhdi Juba, 54 vjeç, Qamil Canaj, 59 vjeç dhe Enver Qepa, 42 vjeç, me detyrë punonjës të policisë bashkiake.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, Rrogozhinë, së bashku me shoferin e një fugoni, shtetasin R.J., 26 vjeç, kanë kryer veprime arbitrare, duke mos lejuar të parkoj në stacionin e fugonave, subjektin e transportit publik interurban, duke ushtruar dhunë fizike ndaj shoferit dhe faturinos, dy vëllezër.
Ndaj policëve bashkiakë rëndon akuza e “Kryerjes së veprimeve arbitrare në bashkëpunim” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
Top Channel