Dhunoi e kanosi për gështenjat, pranga 44-vjeçarit

14/10/2017 00:00

Nuk i pëlqeu çmimi i gështenjave të konkurentit të tij dhe këtë vendosi “ta zgjidhë” përmes dhunës dhe kanosjes.

Një 44-vjeçar nga fshati Kërrnajë i Tropojë u arrestua në flagrancë nga uniformat blu për shkak se ka ushtruar dhunë dhe kanosur një 31-vjeçar, banues në Tiranë dhe përfaqëues i një firme që të mos rrisë çmimin e gështenjave.

Policia ka referuar materialet në prokurorinë e Tropojës për veprën penale “konkurencë e paligjshme nëpërmjet dhunës dhe kanosje.

Top Channel