Dëmton rrugën Egnatia, procedim administratorit të kompanisë

14/10/2017 05:32

Një kompani që po ndërton një hidrocentral të vogël në Velçan të Pogradecit ka dëmtuar një pjesë të rrugës së vjetër Egnatia.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, që ka bërë bllokimin e punimeve dhe ka konstatuar se 80 metra të rrugës janë gërmuar, përfshirë pjesën antike të saj.

Gjithashtu, policia ka çuar për ndjekje penale në prokurori një 51-vjeçar, administrator i kompanisë që po ndërton HEC-in në Velçan.

Top Channel