Takimi i fundit në audicionet e “The Voice Kids” ishte edhe njëherë Tirana, për këtë të shtunë.
Të gjithë ata që kishin ditë që prisnin sot përmbyllën mundësinë e tyre të fundit për të shprehur talentin e tyre. Ajo që binte në sy, ështe që fëmijët kishin ardhur ngado, së bashku me prindër e familjarë për të provuar veten ne Talent Show.
Për jurinë përzgjedhëse udhëtimi në cdo cep të Shqipërisë e më tej në trevat shqiptare ka qenë një eksperiencë për të mos u harruar, duke njohur talente dhe duke I përzgjedhur më të mirët për t’I bërë pjesë të punës me ta në të ardhmen.
“Ka qënë një eksperiencë shumë e bukur me thënë të drjtën se nuk mendoja se do të ishte kaq qejf”, thotë Kamela Islami.
“Shumë nga fëmijët dhe pse janë në moshë të vogël shumë nga ata luajnë iinstrumente të ndryshme dhe si të thuash shoh një rivlerësim të muzikës së mirë”, thotë Alban Male.
“Kemi fëmijë shumë interesant dhe besoj se gara është e hapur për surpriza shumë të bukura”, thotë Gent Myftaraj.
Por ajo që spektakli do të sjellë mbi fëmijët edhe më specifikisht, këtë edicion të The Voice Kids, janë historitë e tyre, të bukura, reale apo me emocion.
“Për ne është shumë e rëndësishme që secili konkurent sado që është i vogël të vijë në The Voice me identetitn e tij dhe ne ta pasqyrojmë ashtu siç është në të vërtetë”, bën të ditur Bora Baxhaku.
Nga përzgjedhjet premtohet një spektakël për të mos u harruar. Ndërkohë me përmbylljen e fazës së parë së audicioneve, produksioni është duke punuar për në fazën e rradhës, që do të jenë Blind Auditions, e që vijën në ekranin e Top Channel, prej janarit.
Top Channel