Atletico ndal Barcelonën, “paqe” në “Wanda Metropolitana”

14/10/2017 20:28

Në testin e parë të vështirë në këtë sezon në La Liga, Barcelona nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Atletico Madrid.

Ndonëse u fol gjatë se terreni “Wanda Metropolitana”, nuk është i favorshëm për lojën me shumë pasime të Barcelonës, katalanasit mbajtën kontrollin e topit për 70 % të kohës. Gjithsesi, e para që kaloi në avantazh ishte Atletico, që shënoi me anë të Niguez, në minutën e 21-të, të pjesës së parë.

Për minuta të tëra, të dy ekipet u munduan të shënojnë, por golin e gjeti Barcelona, me Suarez, në minutën e 82-të, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një asist të Sergi Robertos.

Minutat e mbetura nuk mjaftuan për të parë një tjetër gol dhe dy ekipet ndanë nga 1 pikë.

Barcelona vijon të kryesojë kampionatin me 22 pikë, 5 më shumë se Real Madridi i vendit të dytë, ndërsa skuadra e Simeones qëndron në vendin e tretë me 16 pikë, po aq sa ka edhe Sevilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA